Nuk do ta besoni, ja si dukej Bora Zemani kur merrte pjesë në “O Sa Mirë”

Kështu dukej Bora Zemani kur merrte pjesë në “O Sa Mirë”

Sot ajo është një prej moderatorëve më të njohura shqiptare.

Bora Zemani është kthyer në qendër e vëmendjes muajve të fundit, veçanërisht pas takimit të saj të famshëm me ish-të dashurin, Donald Veshaj, në një nga mbrëmjet e spektaklit Big Brother VIP.

VIDEO:

Prezantuesja e Top Channel festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 30-të në një festë luksoze me shumë të ftuar VIP, në të njëjtën ditë që shënoi një tjetër arritje të madhe.

Bora ka qenë përndryshe një person jo pak i njohur edhe disa vite më parë, kur kishte nisur rrugëtimin e saj si prezantuese në Digitalb.

Zemani në vitin 2016 ishte paraqitur gjithashtu në një nga episodet e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, që ka qenë në atë kohë shumë i shikuar.

Në episodin e 78-të të këtij seriali, ajo vjen si e ftuar e veçantë për të takuar nga afër studentët e kolegjit dhe për të zgjedhur një prej tyre për një spot reklamues.

Dukja e saj në atë kohë ishte shumë më ndryshe nga ajo që është sot, por që edhe në atë kohë tiparet e bukurisë ishin të dukshme.