Nuk festoi Bruno Fernandes, por pjesa tjetër e lojtarëve të United dëgjohen duke e uruar Jadon Sanchon për golin

Tashmë janë publikuar pamje ku tregojnë se si Bruno Fernandes nuk e festoi golin e Jadon Sancho për Manchester United kundër Villarrealit.

Anglezi më në fund shënoi golin e tij të parë për Man United që nga transferimi i tij në verën e këtij viti nga Borussia Dortmund.

Ai shënoi në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve dhe që është fitorja e parë për Michael Carrickun si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

VIDEO:

Image: PA

Harry Maguire dhe Scott McTominay shkuan të festonin me bashkëlojtarin, duke lavdëruar me entuziazëm anësorin anglez – me kapitenin e klubit duke thënë: “Ju e meritoni këtë!”.

Megjithatë, Fernandes kishte një figurë më pak pasionante pasi dukej i pakënaqur kur anësori gjeti rrjetën.

Portugezi, i cili e nisi ndeshjen nga banka rezervë, asistoi për Sanchon – por mezi festoi pasi shoku i tij i skuadrës dyfishoi avantazhin e skuadrës.

Festa e heshtur e Fernandes nuk kaloi pa u vënë re mes tifozëve të Man United në rrjetet sociale.

Njëri shkroi në Twitter: “Bruno dhe Sancho nuk janë shokë!! Si nuk e festoi golin e parë të Sanchos kur dha asistimin, diçka nuk shkon këtu”.

Një i dytë shkruante: “Bruno Fernandes nuk u duk i lumtur pas golit. Arsyeja duhet të jetë që ai e nisi nga bankina”.

Një i tretë shtoi: “A jam unë i vetmi që kam vërejtur se Bruno ishte i inatosur sepse po supozoj se ishte i ulur në bankinë?”. /Telegrafi/

The post Nuk festoi Bruno Fernandes, por pjesa tjetër e lojtarëve të United dëgjohen duke e uruar Jadon Sanchon për golin appeared first on Telegrafi.