Nuk i respektuan masat kufizuese, gjobiten me nga 500 euro dy persona në Junik

<!–

–>

Kosova po vazhdon masat kundër Covid 19.

VIDEO:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë angazhuar në monitorimin e personave në “vetë izolim”.

Ka tendenca të rritjes të mos respektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim.

Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetë izolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga IKSHPK, si masë parandaluese.

Sot me datë 15.09.2021, në zonën e Junikut janë shqiptuar dy (2) fletë gjoba nga pesëqind (500) euro, për mos respektimin e masës së vetë izolimit.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.