“Nuk kam fjalë”, Bashkëshortja e Alec Baldwin flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike që e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me të shtënat aksidentale të Halyna Hutchins, në të cilën ishte përfshirë bashkëshorti i saj, Alec Baldwin.

Ajo bëri një postim në rrjete sociale gjatë ditës së sotme (e hënë) duke shprehur ngushëllimet për familjen e kinematografes ukrainase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu”, nis postimin Baldwin.

“Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, kanë qenë fjalët e Hilaria.

VIDEO:

Reagimi i instruktores së yoga-s vjen pak ditë pasi Alec bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.

Xhirimet vdekjeprurëse - reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins Xhirimet vdekjeprurëse – reagon zemërthyer motra e vogël e kinematografes Halyna Hutchins

Drejtoresha e fotografisë vdiq aksidentalisht nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. Në po të njëjtën kohë ishte plagosur edhe regjisori Joel Souza.

Hilaria Baldwin (Foto: Getty Images)

“Rust”ndërkaq është një film perëndimor, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1880, ku luajnë aktorë si: Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles.

Zyra e Sherifit theksoi që hetimi ‘mbetet i hapur dhe aktiv’ dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë. /Telegrafi/

Alec dhe Hilaria Baldwin (Foto: Getty Images)

The post “Nuk kam fjalë”, Bashkëshortja e Alec Baldwin flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike që e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins appeared first on Telegrafi.