Nuk tregoi emrin e personit që i dërgoi lule, Antonela i bën “diss” publikisht Ledjanës

“Përputhen”

Të dyja konkurrentët e emisionit “Përputhen” shpeshherë kanë zënka me njëra-tjetrën.

VIDEO:

Antonela dhe Ledjana, fjalosën mes vete për arsye se të dyja kanë të njëjtin qëllim, ta bëjnë për vete Mevlan Shabanin, konkurrentin e emisionit, shkruan lajmi.net.

Me gjithë dëshirën e saj, Ledjana ka befasuar me një veprim të mërkurën.

Ajo u diskutua në program pasi kishte publikuar në Instagram një dhuratë që dikush i ka dërguar për ditën e të dashuruarve.

Dhuratën, Ledjana e ka postuar por menjëherë e ka fshirë në të cilën përveç dhuratës edhe shkruante “Më mungon”.

Rikujtojmë se, Antonela i ka bërë presion në studio që të tregoi se kush i ka dërguar dhuratën dhe të mos shkaktoj debat aty, por ajo nuk  e ka lënë më kaq.

Antonela ka publikuar në Instagram një fotografi ku dikush i ka dërguar lule dhe një letër. Për dallim nga Ledjana ajo e ka publikuar letrën dhe ka treguar se edhe nga kush e ka marrë dhuratën. Antonela zbuloi se nëna e saj i ka dërguar lule.