Nushi për zëvendësministrin Durmishi: Reagim tipik i dikujt që zihet me pelë për dore

Nol Punoshi

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pasi zëvendësministri Hysen Durmishi njoftoi se është pezulluar marrëveshja për tiketën ngjitëse.

VIDEO:

Ai ka publikuar postimin e Durmishit, duke thënë se ky është reagimi tipik i dikujt “që nxinet me pelë për dore”.

Tutje, Nushi ka deklaruar se Durmishi duhet të shkarkohet, meqenëse, siç ka thënë, është zënë në tentativë të hapur korrupsioni e zhvatje.

“Hyseni duhet me u shkarku. Eshte zene ne tentqtive te hapur korrupsioni e zhvatje. Sot e ka pezullu nje kontrate te cilen para 2 javesh e mbrojke me fanatizem.

Ne nderkohe jane arrestu, lendu, burgose, shajte e ofendu krejt ata qe reagonin ndaj ketij akti korruptiv!”, shkroi Nushi.