“O m’falni pashë Zotin”: Konjufca i drejtohet një deputeti si ministër

Glauk Konjufca

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke zhvilluar seancën plenare.

VIDEO:

Përgjatë kësaj seance pati edhe pyetje të shumta drejtuar ministrave të Qeverisë Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar falje pasi iu drejtua si ministër, deputetit të VV-së, Visar Korenica.

Ky gabim i Konjufcës ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po diskutonin deputeti në fjalë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Në një moment, Konjufca i është drejtuar Korenicës si “ministër”.

“O m’falni pash Zotin”, ka qenë më pas reagimi i Konjufcës