Oppo prezanton anëtarin e seri të telefonit nga seria A

Kompania Oppo ka prezantuar në Kinë modelin e ri të telefonit nga seria A, që do të mund të gjendej në tregun evropian sikurse paraardhësit e tij.

Fjala është për modelin Oppo A36, që e vë në funksion procesori Qualcom Snapdragon 680, transmeton Telegrafi.

Ka një ekran 6,5 inç LCD me rezolucion 720 p dhe frekuencë freskimi të faqes prej 90 Hz. Në pjesën ballore gjendet kamera selfie prej 8 MP, kurse në anën e pasme janë dy tjera.

VIDEO:

Procesori i lartpërmendur është pajisur me 8 GR RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, e memoria mund të rritet me ndihmën e mikro-kartelës SD.

Ky telefon përdor ColorOS11 bazuar në Android 11, e bateria ka kapacitet prej 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi prej 10 W.

Telefoni do të jetë në treg në ngjyrë të zezë dhe të kaltër, e të gjithë ata që duan ta kenë mund ta blejnë nga 14 janari me një çmim prej 250 dollarë. /Telegrafi/

 

The post Oppo prezanton anëtarin e seri të telefonit nga seria A appeared first on Telegrafi.