Çifti
Disa ditë më parë Orinda Huta zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë. Çifti vendosi ta konfirmojë pak ditë më parë këtë lajm, nëpërmjet një postimi.
VIDEO:
Orinda publikoi një foto, e përqafuar me Turin, i cili mban duart përreth barkut. “Duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë”, -shkruan ajo përkrah fotos.
Ditën e djeshme ka qenë ditëlindja e moderatorit të njohur, Turjan Hysko, i cili festoi këtë 36-vjetor me një emocion ndryshe. Midis shumë urimeve për ditëlindje është dhe ai nga partnerja e tij.
Ajo ka vendosur në sfondin e videos këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku dëgjohen qartë fjalët “Daddy’s little girl”. Nëpërmjet kësaj konfirmohet se çifti është në pritje të një vajze.
