Oriola Marashi shkëlqen në fotosesionin e ri, thekson linjat joshëse në fustan elegant

Është padyshim një prej modeleve më të njohura dhe më të suksesshme shqiptare.

Dhe, Oriola Marashi edhe një herë arriti të jetë në qendër të vëmendjes me fotosesionin e radhës që ndau me ndjekësit në Instagram.

Modelja e njohur nga Shqipëria shihet e veshur në një fustan të gjatë elegant ngjyrë gri, i cili ia theksonte dekoltenë dhe këmbët joshëse.

VIDEO:

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Oriola kompletoi dukjen e saj atraktive me taka të larta, flokët në formë valëzimi dhe grim të theksuar.

Të gjitha lajmet nga Oriola Marashi Të gjitha lajmet nga Oriola Marashi

Fotosesioni i ri i modeljes mori komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj e që janë të shumtë në numër, duke qenë se vetëm në Instagram ajo numëron mbi 600 mijë ndjekës.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Ndërkohë, Oriola mbetet e angazhuar si imazh i markave të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë Shqipërisë. /Telegrafi/

The post Oriola Marashi shkëlqen në fotosesionin e ri, thekson linjat joshëse në fustan elegant appeared first on Telegrafi.