Osmani i uron fat lojtarëve në ndeshjen ndaj Spanjës

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri të fillimi i ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, njofton Insajderi.com

Kandidatja për Presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një mesazh motivues drejt lojtarëve të Kombëtare, të cilët sonte zbresin në fushë kundër Spanjës.

VIDEO:

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë mendjen dhe zemrën e kanë tek lojtarët e kombëtares.

Gjithashtu ajo ka thënë se çdo lëvizje e juaj do jetë një notë shtesë në himnin tonë, një valvitje shtesë e flamurit tonë, e një brohoritje shtesë për emrin e Republikës sonë./Insajderi.com