Osmani nis vizitën zyrtare në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Gjermani, njofton Insajderi.com.

Me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Osmani, ka udhëtuar për në këtë shtet për vizitë zyrtare dy-ditore.

VIDEO:

Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm, Heiko Maas.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës”, njofton Presidenca.

Në kumtesën e Zyrës së Presidentes bëhet e ditur se Osmani Universitetin Humboldt do të mbajë një ligjeratë me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”. /Insajderi.com