Osmani përfundon vizitën zyrtare dyditore në Eston

<!–

–>

VIDEO:

Presidentja Osmani përfundon vizitën zyrtare dyditore në Eston.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe delegacioni i bizneseve nga fusha e teknologjisë informative kanë përfunduar vizitën dyditore zyrtare në Estoni. Bashkë me delegacionin, Presidentja ka vizituar e-Estonia Briefing Center, Qytetin Kreativ Telliskivi dhe Qendrën Pipedrive.

Gjatë vizitës në të tri këto qendra digjitale, Presidentja Osmani ka përgëzuar kompanitë estoneze për transformimin digjital dhe shpirtin inovativ. Ajo ka theksuar se me ekipin e bizneseve nga kompanitë digjitale të Estonisë kanë parë gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën në këtë sferë. Më tej, Presidentja Osmani ka shfaqur besimin se një transformim i tillë digjital është i mundshëm edhe në Kosovë duke marrë përvojën nga Estonia.

Këto tri qendra digjitale kanë shfaqur gatishmërinë që me kompani të fushës së njëjtë në Kosovë të vendosin bashkëpunim me idenë për realizimin e projekteve konkrete.

Gjatë qëndrimit dyditor në Estoni, Presidentja Osmani është pritur nga Presidentja, Kersti Kaljulaid, Kryetari i Parlamentit, Jüri Ratas, Kryeministrja Kaja Kallas, ministren e Jashtme Eva Maria Liimec, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë sëe Jashtme, Jonatan Vseivov, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Nga të gjithë krerët shtetërorë të Estonisë, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.