Osmani pritet në takim nga Presidenti i Parlamentit të Estonisë, flasin për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Jüri Ratas.

Në takim, Osmani ka falënderuar Presidentin Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

VIDEO:

“Osmani ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit. Presidentja Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e parashtruara për liberalizimin e vizave, megjithëse ato ishin dyfish më shumë se për vendet e tjera”, thuhet në njoftimin për media.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Në takim me Presidentin e Parlamentit estonez, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë. /Telegrafi/

The post Osmani pritet në takim nga Presidenti i Parlamentit të Estonisë, flasin për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.