Osmani: Sfida më e madhe për mua dhe qytetarët janë reformat në drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se sfida më e madhe për të dhe qytetarët janë reformat në drejtësi, përcjell Insajderi.com.

Osmani, në një bashkëbisedim në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) në Berlin, ka thënë se Kosova vazhdimisht ka kaluar nëpër sfida të mëdha dhe të vështira.

VIDEO:

“Por, për të folur në përgjithësi mendoj se sfida më e vështirë jo vetëm për mua si presidente por edhe për qytetarët janë reformat në drejtësi sepse këto nuk mund të ndodhin brenda natës pasi do të ketë shumë refuzime për shumë struktura dhe nënstruktura do duhet të ketë shumë kurajo dhe vullnet politik e po ashtu duhet shumë mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtar”, tha ndër tjerash Osmani.

Po ashtu, gjatë këtij diskutimi, Osmani ka deklaruar se projekti i “Ballkanit të hapur” është i rrezikshëm për shkak se sipas saj, vonon integrimin evropian të rajonit./Insajderi.com