Osmani: S’ka pajtueshmëri mes partive, zgjedhjet nuk shtyhen

Presidentja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se konferencën e ka thirrur ndër të tjera edhe për të sqaruar lidhur me gënjeshtrat për skenarë dhe kapje të institucioneve.

VIDEO:

Ajo ka thënë se ka pasur propagandë të ulët e të ndyrë, por me ardhjen e saj në Zyrën e Presidentit është vendosur standard ndryshe.

Osmani ka thënë se ky takim i sotëm ka demaskuar ata që përhapin propagandë.

Ajo ka thënë se nuk ka pajtueshmëri të partive opozitare për shtyrje të datës së zgjedhjeve.

“Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKSHPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje. Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se përkundër rekomandimit të IKSHPK-së për ndikimin e zgjedhjeve në situatën epidemiologjike, mendimi i subjekteve opozitare ishte që të mos shtyhet procesi zgjedhor.

“Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtoj me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj”, ka thënë ajo.