Osmani takohet sot me kryeministrin e Kanadasë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet të martën me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me Guvernatoren e Përgjithshme, Mary Simon, përcjell Insajderi.com.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këto takime, Osmani do t’i njoftoj ata për të arriturat e Kosovës dhe se në të njëjtën kohë do t’i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

VIDEO:

Për këto takime, Osmani u shpreh se janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez dhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi.

“Në të dy takimet, Presidentja Osmani do t`i njoftoj bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t`i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Sipas Presidentes Osmani takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Insajderi.com