Osmani udhëton në Japoni për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Presidentja e Kosovës do të jetë prezente në hapjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Kosova në këto lojëra do të përfaqësohet nga 11 sportistë.

VIDEO:

Osmani përpos pjesëmarrjes në ceremoninë e olimpiadës, do të takohet edhe me përfaqësues të lartë japonezë.

E para e Kosovës do të pritet nga Perandori Naruhito.

Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë cilësohen të jenë shumë të mira. /Insajderi.com