Osmani udhëton të martën për vizitë dyditore në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën të martën do të udhëtojë për vizitë zyrtare dyditore në Gjermani, ku do të ketë takime të nivelit të lartë.

VIDEO:

Sipas burimeve të Shqip.com brenda Presidencës, ajo do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, si dhe do të ketë takime tjera të nivelit të lartë.

Osmani do të qëndrojë në Gjermani nga 14 deri më 16 shtator./Insajderi.com