Osmani viziton minatorët e Trepçës për 32 vjetorin e grevës: Kujtojmë me respekt luanët e nëntokës

UD e presidentit

U.d e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pas një vizitë që u ka bërë minatorëve në Trepçë, ka thënë se rezistenca e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e tyre janë pikë reference për rezistencë kundër regjimit serb.

VIDEO:

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka përkujtuar 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës.

“Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe” ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani poashtu ka thënë se minatorët duhet të vlerësohen për punën e tyre.

“Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, shtoi Osmani.