OVL e UÇK përmes artit, aktivitet protestues në mbrojtje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  nesër në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të organizojë aktivitet protestues përmes artit, për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakut, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

VIDEO:

 

The post OVL e UÇK përmes artit, aktivitet protestues në mbrojtje të çlirimtarëve appeared first on Telegrafi.