OVL-UÇK reagon për meshën serbe në Prishtinë: Veç kur t’na hyjnë policia serbe e t’na thonë “ma jep letërnjoftimin”

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), ka reaguar pa meshës së serbëve të mbajtur në Kishën Ortodokse, tek kampusi i Universitetit të Prishtinës.

U.d. kryetari i kësaj organizate, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

VIDEO:

Lidhur me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta nga liderë opozitarë, shoqëria civile e organizata të ndryshme.

Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

Kurse, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur ende nëse kanë qenë në dijeni të liturgjisë që u mbajt aty.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, sot është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989. /Telegrafi/

The post OVL-UÇK reagon për meshën serbe në Prishtinë: Veç kur t’na hyjnë policia serbe e t’na thonë “ma jep letërnjoftimin” appeared first on Telegrafi.