Pacolli në Kosovë, konfirmohet se do të takohet me Abdixhikun për çështjen e Presidentit

Kryetari i AAK-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i vetmi deputet i kësaj partie në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pavarësisht se kryeministri Albin Kurti dhe deputetja Vjosa Osmani zhvilluan biseda me të gjitha partitë në vend për çështjen e Presidentit, një të tillë nuk e kanë bërë edhe me Pacollin.

VIDEO:

I njëjti mungoi edhe në seancën kur u zgjodh kryeministri për shkak se gjendej në Zvicër. Por, nga AKR-ja kanë konfirmuar për Express se ai ka ardhur në Kosovë për tu takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e votimit të presidentit.

Këshilltari i tij Naim Murseli, ka thënë për Express, se Pacolli dhe Abdixhiku do të takohen gjatë javës, para seancës për votimin e presidentit për të diskutuar për këtë çështje.

Më tutje Mureseli tha se Pacolli, deri më sot nuk ka pasur ftesë për të diskutuar për këtë çështje.

“Po z. Pacolli është në Kosovë. Gjatë javës, para seancës për votimin e Presidentit ai pritet të takohet me kryetarin e LDK-së, për të diskutuar për këtë çështje. Deri sot z. Pacolli nuk ka pas kërkesë për të votuar Znj. Osmani nga askush”, ka thënë ai

Në ndërkohë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dje pas takimit me grupin parlamentar të partisë, ka deklaruar se qëndrimi i Kryesisë së partisë është pjesënarrja procesin e votimit të presidentit dhe se pret që ky qëndrim të respektohet nga gjithë deputetët.

“Pas një diskutimi të hapur, shterrës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e  Presidentetit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj. Këtë vendim ua kam komunikuar sot, deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv e të shumicës. Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist; dhe nëse ka nevojë të kapërcejë edhe veten”, ka thënë Abdixhiku.