Pajtim Kasami infektohet me Coronavirus

Ka rezultuar pozitiv me Coronavirus mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, përcjellë Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i tij, Basel, përmes faqes së tyre zyrtare.

VIDEO:

“Pas fundjavës së lirë gjatë pushimit të ekipit kombëtar, të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit të parë u testuan përsëri, testi i Kasami ishte – si i vetmi nga të gjitha testet – pozitiv”, thuhet në njoftim.

Nga klubi është bërë e ditur se Kasami është në vetëizolim dhe se nuk i është shfaqur ende ndonjë simptomë.

Basel ka uruar shërim të shpejtë Pajtim Kasamit dhe ka njoftuar se do të në dispozicion  se do të japë sa më shumë informacione.

Nuk mungoi as urimi për shërim të shpejt edhe nga ish-kampionët e shumëfishtë të Zvicrës për lojtarin shqiptar.

Ndërkohë, Basel kishte marrë pjesë vullnetarisht në fushatën “Broad Testing Baselland” që nga fillimi i marsit. Ku testet javore në kompani të ndryshme në kantonin Basel-Landschaft kishin për qëllim të japin një kontribut të rëndësishëm në luftimin e pandemisë. /Insajderi.com