Pallaska: Albini po sulmon ish aleatët e dikurshëm sa ishte opozitë – i doli gënjeshtra, u pasurua veç ai me rrethin

Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar situatën e krijuar me sindikalistë dhe Qeverinë Kurti.

VIDEO:

Ai thotë se kryeministrit Kurti i doli gënjeshtra.

Ja postimi i plotë:

Ballafaqimi i Qeverisë me grevat sindikale është ballafaqim me gënjeshtrën mbi të cilën kjo Qeveri i fitoi zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Qeveria është e ndjeshme dhe e lëndueshme ndaj kësaj problematike në zhvillim e sipër.

Përndryshe, partia në pushtet jo vetëm që ka përkrahur por edhe ka cytur shantazhin sindikal sa ishte ne opozitë. Sot i paska denoncuar ish aleatët si vegla të pushteteve të kaluara. Patetike edhe për një Qeveri që patetizmin, dhe hipokrizin që vjen me të, e ka shenjë dalluese.

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se zhvillimi i “pashembullt” ekonomik për të cilën foli Kryeministri në Austri ndërlidhet me mirëqenien e tij dhe të rrethit të tij të ngushtë. Mbase nuk duhet harruar që pas ardhjes në pushtet Kryeministri braktisi banesën e tij të modeste për një shtëpi luksoze me qira për të cilën paguan vetëm EUR 250 në muaj.