Pallaska-Kurtit: Dallimi ndërmjet zgjedhjeve qendrore dhe zgjedhjeve lokale është rezultati i sondazheve të partisë në pushtet

Avokati

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas deklarimit të Kurtit për shtyerjen e zgjedhjeve, ku tha se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore.

VIDEO:

Pallaska përmes një postimi në facebook ka thënë se dallimi i vetëm ndërmjet zgjedhjeve qendrore të 14 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është rezultati i sondazheve të partisë në pushtet.

“Siç po shihet, zgjedhjet e 14 shkurtit mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të lira në Kosovë. Përndryshe, dallimi i vetëm ndërmjet zgjedhjeve qendrore të 14 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është rezultati i sondazheve të partisë në pushtet”, tha Pallaska.

“Për këtë arsye, tash e tutje mund të kemi zgjedhje vetëm kur sondazhet preferojnë partinë në pushtet”, përfundoi ai.

Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV-së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar.  Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.

“Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti.