Palltot më të bukura të dimrit: Detaje gëzofi, elemente retro dhe forma delikate me theks tek beli

Më cilësore dhe më të ngrohta janë ato të bëra prej leshi të pastër, por edhe përzierjet me këtë thurje cilësore janë të mira

Pavarësisht trendëve aktualë, klasikët gjithmonë janë në modë, ndaj disa forma ia vlen t’i keni.

Ato janë të punuara nga materialet ideale që ua mundësojnë trupit tuaj të marrë frymë, modelet dhe ngjyrat e tyre nuk dalin kurrë nga moda, transmeton Telegrafi.

Thjeshtësia e tyre i jep dukje më profesionale veshjes tuaj të përditshme.

Palltoja e ngushtë në bel të jep përshtypjen e feminitetit dhe një nga elementet interesante është shpesh një rrip i bërë nga e njëjta pëlhurë.

VIDEO:

Bella Hadid zgjedh stile të ndryshme retro, i adhuron dyqanet vintage, por edhe klasikët që nuk dalin nga moda.

Jaka e zbukuruar me gëzof është një nga elementet më të bukura të palltove fine.

Palltoja maksi e errët është një krijim të cilit i rikthehemi shpesh – është baza për shumë stile dhe lojëra mode.

Palltoja prej lëkure është një nga ato që gjenden në dyqanet e dorës së dytë, është e pavdekshme me stil.

Nëse ju pëlqejnë xhaketat, ka edhe pallto të një forme të ngjashme, në nuanca të mrekullueshme të cilat i japin stilit një linjë pozitive.

E gjelbër ulliri është shumë elegante në variantin e palltos së sheshtë.

Prerja në ngjyrë konjak, beli paksa i theksuar, ka theksin e vet të modës dhe meriton të jetë në krye të stileve të mira.

Palltoja me kuadrate është e veshur nga femrat klasike në kombinim me perlat.

/Telegrafi/

The post Palltot më të bukura të dimrit: Detaje gëzofi, elemente retro dhe forma delikate me theks tek beli appeared first on Telegrafi.