PAMJE/ Aksident te Rruga e Kombit: Një e vdekur dhe dy të lënduar

VIDEO

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit, mëngjesin e sotëm. Viktimë ka mbetur një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.

VIDEO:

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit.

[embedded content][embedded content]

Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, Jani Loqi.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Gjela Lleshi, 65 vjeçe, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.