Pamje: Gruan e bart uji nëpër rrugën e vërshuar në Kinë

Kinë

Një grua është shpëtuar, pasi u bart nga uji nëpër një rrugë të vërshuar nga uji në pjesën qendrore të Kinës.

VIDEO:

Pas reshjeve rekorde të shiut dhe vërshimeve masive në atë pjesë, së paku 16 persona kanë vdekur dhe mbi 100.000 janë detyruar të zhvendosen.

Presidenti kinez, Xi Jinping, tha të mërkurën se situata për parandalimin e vërshimeve është shumë e ashpër dhe në një fazë kritike, shkruan BBC

Ai shtoi se vërshimet tashmë kanë rezultuar në humbje konsiderueshme të jetës së njerëzve dhe të pronës dhe i udhëzoi të gjitha departamentet që ta bëjnë prioritet sigurinë e njerëzve dhe të pronës së tyre, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.

Niveli i ujit në disa diga dhe rezervuarë e ka kaluar shkallën paralajmëruese dhe ushtarët janë mobilizuar për t’ua ndryshuar drejtimin e rrjedhës lumenjve që kanë dalë nga shtrati. Udhëtimet me tren dhe aeroplan janë pezulluar në shumë pjesë të provincës Henan.