Pamje nga aksidenti në Batllavë ku vetura “Audi” humbi kontrollin dhe lëndoi tre persona

Podujevë

Si pasojë e një vetaksidenti është bllokuar rruga në Batllavë, saktësisht afër fshatit Kaçibeg të Podujevës.

VIDEO:

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet “Audi” në lëvizje, shoferi i të cilës e humbi kontrollin mbi veturë.

Kështu, tre persona kanë marrë lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, u shpreh Ahmeti.

Më poshtë pamjet: