Pamje nga hoteli i ri luksoz i Cristiano Ronaldos në Madrid

Cristiano Ronaldo po përgatitet të hapë më në fund hotelin e tij në Madrid me 168 dhoma po aq luksoze sa sipërmarrjet e tjera të yllit të Juventusit.

CR7 Gran Via do të jetë hoteli i tretë i Ronaldos nën markën Pestana, duke iu bashkuar vendeve në Lisbonë dhe në Funchal e Madeira.

Hoteli i ri i Madridit do të hapej qershorin e kaluar megjithëse ishte shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Ish- futbollisti i Manchester United tani ka hapur dyert për të gjithë, me hotelin që ofron disa pamje mahnitëse të cilat tashmë janë prezantuar edhe nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Ajo postoi një çast në rrjetet sociale në çatinë me pamje nga horizonti i mrekullueshëm i Madridit.

“Urime Cristiano për hapjen e këtij hoteli të ëndrrave, në zemër të Madridit”, shtoi ajo.

VIDEO:

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

“Unë jam shumë e emocionuar për atë që jeni duke realizuar, me kaq shumë përpjekje dhe guxim”.

Brenda hotelit të ri të Ronaldos (Foto: Getty Images)

Ronaldo më parë shkëlqente në kryeqytetin spanjoll pasi kishte luajtur në Real Madrid përpara se të zhvendosej te Juventus në 2018.

Hoteli i ri me katër yje do të mburret me mbi 160 dhoma dhe një pishinë të cilësisë së mirë për mysafirët për t’u çlodhur.

Dhomat kanë çmime të arsyeshme gjithashtu me një dhomë standarde të disponueshme për një natë me vetëm 89 funte.

Brenda hotelit të ri të Ronaldos (Foto: Getty Images)

Ka dy bare dhe një restorant me tarracë, e cila ka një pamje të hatashme të Madridit.

Duke i nxitur njerëzit të bëjnë një vizitë, Georgina vazhdoi: “Unë ju ftoj ta zbuloni më shumë këtë hapësirë që do t’ju entuziazmojë dhe do t’ju bëjë të ëndërroni”. /Telegrafi/

Brenda hotelit të ri të Ronaldos (Foto: Getty Images)

 

Pamje nga hoteli i ri i Ronaldos (Foto: Getty Images)

The post Pamje nga hoteli i ri luksoz i Cristiano Ronaldos në Madrid appeared first on Telegrafi.