Pamje nga plani i dështuar i hajnave, policia i rrethon bankën për pesë orë

pamje

Policia keniane rrethoi disa plaçkitës të një banke në qytetin perëndimor të Kenisë, Kisumu, të martën, duke e parandaluar grabitjen por duke dështuar që t’i kapin keqbërësit pas një përleshjeje që zgjati rreth pesë orë.

VIDEO:

Në pamjet nga ky rast shihen zyrtarë të sigurisë duke kërcyer nëpër dritare për t’u futur në një degë të Bankës “Equity” në përpjekje për t’i kapur plaçkitësit, shkruan Reuters.

Një zyrtar lokal tha se në fund të rrethimit, policët kanë marrë në pyetje disa klientë dhe stafin që janë evakuuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Zyrtarët gjithashtu do t’i kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të parë se si plaçkitësit arritën të futen në banë, tha komisioneri Magu Mutindika.

“Kemi gjetur një këmishë dhe dyshojmë se pronari i saj mund të jetë në mesin e atyre që ndodhen në stacion policor. Nëse e marrim, do të na ofrojë më shumë të dhëna. Nëse gjejmë ndokënd që është përfshirë në këtë veprim, do të merren masat e duhura ligjore”, tha ai para gazetarëve.

Për ta parë videon e rrethimit të bankës nga forcat e sigurisë në Keni, klikoni KËTU.