Pamje: Nis takimi NATO – Rusi, Stoltenbergu i rehaton në ulëse rusët, aty edhe ShBA-ja

NATO – Rusi

Kanë dalë pamjet e para nga takimi i Këshillit NATO – Rusi, i cili po zhvillohet në selinë qendrore të aleancës, në Bruksel të Belgjikës. Takimi po zhvillohet në kohën e tensioneve të larta mes Perëndimit e Rusisë shkaku i gjendjes në Ukrainë. Rusia ka kërkuar nga NATO-ja disa garanci të sigurisë, ndërsa NATO-ja e ka paralajmëruar Rusinë për pasoja të rënda, nëse e sulmon Ukrainën.

VIDEO:

Agjencia “Reuters” ka publikuar fotografi nga takimi. Në njërën prej tyre, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shihet duke ua treguar ulëset zyrtarëve të delegacionit rus, në mesin e të cilëve ndodhet zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Alexander Grushko. Në prapavijë shihen edhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë të Rusisë.

Foto: Reuters

Në një fotografi tjetër, të publikuar gjithashtu nga agjencia “Reuters”, sekretari Stoltenberg dhe zëvendësministri Grushko shihen bashkë me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Wendy Sherman, dhe zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Kolonel Alexander Fomin.

Foto: Reuters

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, publikoi një fotografi të Stoltenbergut me zëvendësministrin e jashtëm, Grushko, dhe zëvendësministrin e mbrojtjes, Fomin, para flamujve të NATO-s e Rusisë.

Foto: Olivier Hoslet / The New York Times