PAMJE/ Një kamion dhe tri vetura dyshohen se janë përfshirë nga zjarri në Prishtinë

lajmi i fundit

Një kamion është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu dyshohet se janë prekur edhe tri vetura në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë.

VIDEO:

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri.  Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Borovci.

Ai tha më tej se deri më tani raportohet për një person  të lënduar.

Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: