Pamje të reja nga aksidentimi i autobusit me mërgimtarë në Serbi

pamje

Në bazë të informacioneve të para të ofruara nga Qeveria e Kosovës, si pasojë e aksidentit në afërsi të Krushevcit të Serbisë të një autobusi me udhëtarë nga Kosova që po niseshin për në Austri, kanë mbetur nëntë të lënduar.

VIDEO:

Nga nëntë të lënduarit, siç ka bërë të ditur Qeveria mbrëmë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, u tha në njoftimin e tyre.

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, kanë bërë të ditur më tej.

Mediumi serb ‘021’ ka publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet në fotografi, autobusi i përket agjencisë së udhëtimit Zhitia Turist.

Siç bën të ditur më tej ky medium, pasagjerët që nuk pësuan lëndime nga aksidenti u nisën me një autobus tjetër në ora 23:45.