Pamje të rënda/ Fëmija kafshohet nga qeni pitbull, kafsha sterilizohet nga policia

Tiranë

Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar nga një qen endacak, i llojit pitbull.

VIDEO:

Ngjarja u regjistrua në një zonë periferike në Tiranë, ndërsa pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë plagët që ka marrë fëmija në trup si pasojë e kafshimit. I mituri u dërgua në spital, ndërsa ka qenë i ati i fëmijës i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur qeni sulmoi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak. 

Ai shprehet se dëmi fizik, e më pas ai emocional për djalin e tij dhe familjen e tyre është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e qenve agresivë.

Nga ana tjetër, mësohet se Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë kjo në fuqi, e cila po aplikohen prej disa vitesh tashmë.