Pandev feston fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë: Ky brez meriton shumë

Goran Pandev e ka festuar fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë në mediat sociale duke shkruar: ‘Mrekullitë ndodhin’.

Sulmuesi i Genoas shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Maqedonisë ndaj Gjermanisë të mërkurën.

Eljif Elmas i Napolit shënoi golin e fitores në një natë historike për ekipin e Igor Angelovskit.

VIDEO:

Pandev, që ka luajtur te Interi, Lazio dhe Napoli, festoi këtë arritjen në rrjetet sociale.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goran Pandev (@goranpandev19)

“Ndonjëherë mrekulli ndodhin në futboll. Të guximshmit shoqërohen nga lumturia”.

“Me përpjekje, djersë dhe zemër në fushë, ky brez meriton dhe meriton shumë respekt”, ka shkruar 37-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/

The post Pandev feston fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë: Ky brez meriton shumë appeared first on Telegrafi.