Para dy vjetësh hoqi dorë – Linda Halimi rikthehet në “Kënga Magjike”

Linda Halimi prej kohësh jeton në ShBA me bashkëshortin dhe vogëlushen e saj.

Këngëtarja i ka munguar skenës me prurje të vazhdueshme muzikore mirëpo ajo nuk ka hequr dorë asnjëherë nga muzika, njofton Insajderi.

VIDEO:

Pasi hoqi dorë nga pjesëmarrja në “Kënga Magjike” në vitin 2019, Linda po rikthehet sërish.

Në një postim tashmë të fshirë nga llogaria e saj në Instagram, ajo njoftoi ndjekësit e saj që do të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të spektaklit shqiptar të muzikës. /Insajderi.com