Parashikimi i motit, do të ketë ngritje temperaturash

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror, njofton Insajderi.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik.

VIDEO:

Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Insajderi.com