Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Mino Raiola do të takohet edhe me katër klubet e mëdha angleze

Gara e transferimit për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, po bëhet edhe më e nxehtë pasi agjenti i tij Mino Raiola ka vendosur t’i takojë edhe klubet e mëdha angleze pas atyre spanjolle.

Shfaqja e Raiolas në Spanjë gjatë ditës së djeshme (e enjte) krijoi shumë polemika për të ardhmen e sulmuesit të Dortmundit, Haaland.

Mediat lokale raportuan se vizita e Raiolas së bashku me babanë e Haalandit kishte karakteri takimi me drejtuesit e dy klubeve më të mëdha nga La Liga.

Një El Claisico për Haaland: Real Madridi dhe Barcelona edhe një herë luftojnë për një tjetër yll sikurse kanë bërë gjithmonë Një El Claisico për Haaland: Real Madridi dhe Barcelona edhe një herë luftojnë për një tjetër yll sikurse kanë bërë gjithmonë

VIDEO:

Raiola së bashku me babanë e Haalandit takuan fillimisht Barcelonën dhe pastaj Real Madridin rreth një transferimi gjatë verës.

Megjithatë, gara për transferimin e sensacionit norvegjez do të jetë edhe më e nxehtë sesa mendohet.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc konfirmon takimin me Mino Raiolan për Haalandin Drejtori sportiv i Dortmundit, Zorc konfirmon takimin me Mino Raiolan për Haalandin

Sipas mediumit Mundo Deportivo, Raiola do të udhëtojë në Angli sot (e premte) për të zhvilluar bisedime me katër klube të mëdha të Ligës Premier.

Agjenti i sulmuesit të Dortmundit, së bashku me babanë e 20-vjeçarit Alf-Inge, do të zhvillojnë takime në Londër me Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Chelsean dhe Liverpoolin. /Telegrafi/

The post Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Mino Raiola do të takohet edhe me katër klubet e mëdha angleze appeared first on Telegrafi.