Pas deklaratave të Kurtit rihapet tema e bashkimit kombëtar, Mema: Bashkimi nuk vihet në dyshim

Gazetari Marin Mema thotë se edhe ideali i ushtarëve të UÇK-së ishte për bashkimin kombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për median e huaj se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Megjithatë, Kurti ka potencuar gjatë kësaj interviste se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.

VIDEO:

Gazetari i njohur Marin Mema thotë se nuk duhet të ekzistojë debati pro/kundër bashkimit.

“Të gjithë duhet të jemi pro bashkimit. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të aspirojmë të jemi bashkë. Proceset teknike janë tjera por ne duhet të ecim bashkë në një proces që është i domosdoshëm”, tha mema në “Debat Plus”.

Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum demokratik Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum demokratik

“Çdo shqiptarë mendon se duhet të jemi bashkë në mënyrë që të jemi më të fuqishëm. Ne të gjithë e duam bashkimin. Nuk duhet të na pengojnë ata zëra kundër bashkimit”.

Mema thotë se çështja kombëtare nuk duhet të përdoruar për qëllime politike.

“Ngjyrat politike janë shumë të parëndësishme në raport me çështjen kombëtare. Çështja kombëtare duhet të na bashkojë. Ne sot i kemi politikanët në Tiranë apo Prishtinë që duan të ruajnë bajrakun e tyre e të mos shkojnë drejt bashkimit. Ne nuk po flasim për historinë e ndodhur para dy mijë viteve, por historia jonë është e freskët”, tha ndër të tjera Marin Mema./Telegrafi/

The post Pas deklaratave të Kurtit rihapet tema e bashkimit kombëtar, Mema: Bashkimi nuk vihet në dyshim appeared first on Telegrafi.