Pas dy kosovarëve me banim në Zvicër që ia ‘shkelën’ 225 km/h në Shqipëri, një tjetër kosovar nga Zvicra kapet me 191 km/h VIDEO

Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar patrullimet në rrugë duke marrë masa për ata që vozitin shumë shpejtë.

VIDEO:

Autoritetet shqiptare edhe sot kapën duke vozitur shpejtë një kosovar me inicialet M.I, banues në Zvicër i cili me veturen e tij “Mercedes”, kishte qarkulluar me 191 km/h në aksion rrugor Fier – Vlorë duke mos arritur të ndalet në radarin e policisë.

E ndaj tij Policia e Shqipërisë ka shqiptuar një gjobë prej 48 mijë lekësh apo 391.82 eurosh.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme dy kosovarë me makinat e tyre “Lamborghini” dhe “BMW” ia kishin mësyer Vlorës me një shpejtësi marramendëse prej 225 km/h.

As këta nuk ishin ndalë në radar, por ishin zënë disa momente më pas nga autoritetet duke u gjobitur me 2300 euro.