Pas Gjermanisë, Osmani në fundjavë udhëton drejt SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fundjavë do të udhëtojë për vizitë zyrtare në New Jork.

Atje do të marrë pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

VIDEO:

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela përmes një njoftimi në Twitter.

Aktualisht Osmani po qëndron për vizitë dyditore në Gjermani. Gjatë vizitës, do të takohet me homologun Frank-Walter Steinmeier, dhe me ministrin e jashtëm, Heiko Maas.

“Java e fillimit me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, po vazhdon me një vizitë zyrtare në #Germani, dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për #UNGA76#Kosova është duke i ringjallur marrëdhëniet me aleatët!”, ka shkruar Vela./Insajderi.com