Pas mbrëmjes së mundimshme në BBV, reagon motra e Fifit: U luta shumë që të thoje “dua të dal”

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, është kthyer në qendrën e vëmendjes së mediave për shkak të asaj që ndodhi në mbrëmjen e djeshme (e martë).

Në një moment, teksa debatonte me opinionisten Balina Bodinaku, asaj i ka rënë të fikët dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Mirëpo pasi e ka marrë veten, ajo është bindur që ta vazhdojë qëndrimin në shtëpi, këshilluar edhe me psikologët e programit, të cilët e kanë vlerësuar gjendjen e saj.

VIDEO:

Foto: Fifi/Instagram

Të shumta kanë qenë reagimet dhe komentet e personave në rrjetet sociale, përfshirë edhe të afërmit e këngëtares.

Megjithëse bëri gati valixhet, Fifi nuk largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Megjithëse bëri gati valixhet, Fifi nuk largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Motra e Fifit, Edona, ka publikuar në InstaStory një shkrim dedikuar asaj, duke shprehur kështu mbështetjen e pakursyer të familjes për Fifin.

“Motra ime e ormë. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se më ka marrë malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, shkruan ajo.

Foto: Fifi/InstaStory

Postimi më pas është rishpërndarë edhe në llogarinë zyrtare të Fifit në InstaStory, e cila ndiqet nga mbi 620 mijë ndjekës. /Telegrafi/

The post Pas mbrëmjes së mundimshme në BBV, reagon motra e Fifit: U luta shumë që të thoje “dua të dal” appeared first on Telegrafi.