Pas Melisës edhe Andi zyrtarizon lidhjen, këto janë fjalët e tij për të dashurën

Ish-konkurrentja e emisionit ”Përputhen”, Melisa Lleshi, ka hequr çdo dyshim sa i përket raportit me ish-konkurrentin, Andi Shehu, duke e zyrtarizuar lidhjen e tyre përmes një fotografie të përbashkët, njofton Insajderi.

Ajo në Instagram ka postuar fotografinë e parë ku deklaron dashurinë e saj për Andin.

VIDEO:

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që mund ti tregojë botës se sa shumë të dua”.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Andit i cili i ka komentuar, “Të dua…., jam shumë krenar për ty zemra ime”.

Prej muajsh është aluduar për një lidhje mes të tyre, por një gjë e tillë nuk ishte pranuar nga protagonistët.

Andi ishte larguar nga emisioni si i lidhur me Tea Trifoin, ndërsa Melisa ishte larguar se sipas saj” Nuk kam pëlqim për askënd më”.

Së fundi Melisa, ka publikuar këngën e saj të më të re të titulluar “Leje”, ku pjesë e saj është Andi./Insajderi.com