Pas ndarjes nga Gigi Hadid, Zayn Malik haset në një aplikacion ‘online’ që ofron njohje me gra më të plota

Zayn Malik është regjistruar në aplikacionin e njohjeve WooPlus (një aplikacion i cili mundëson njohjen me gra më të plota), tre muaj pasi u nda nga Gigi Hadid pas një grindjeje publike me nënën e modeles, Yolanda Hadid.

Ish-ylli i “One Direction”, 28 vjeç, iu bashkua sajtit i cili e përshkruan veten si një platformë ‘përfshirëse’ për ‘njerëzit e lakuar për të gjetur dhe shijuar dashurinë’, shkruan DailyMail.

Zayn i tha Billboard në vitin 2016 se i pëlqejnë ‘femrat më të plota’, duke thënë: “Më pëlqejnë vajzat që janë paksa të trasha në zona të caktuara – zonat e këndshme. Më pëlqen një grua më e plotë”.

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës për të ndihmuar në verifikimin e përdoruesve të tij dhe një video e Zayn duke u kyçur në këtë aplikacion, ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

VIDEO:

Ylli mund të shihet me një mjekër të madhe, duke tërhequr fytyrat për t’u përshtatur me emocionet e fytyrave të buzëqeshura.

Duke e quajtur veten ‘Zed’ në aplikacion, ai e ka vendosur vendndodhjen e tij qytetin Ottaville në Filadelfia.

Zayn ka një histori takimesh me modele, pasi ka shijuar një romancë gjashtëvjeçare me Gigi Hadidin – me të cilën ka një vajzë 16-muajshee të quajtur Khai.

Këngëtari ishte gjithashtu në lidhje me modelen Neelam Gill dhe ishte fejuar me Perrie Edwards.

Paraqitja e tij në këtë aplikacion njohjesh me gra më të plota, vjen pak kohë pasi ai u nda me Gigin në tetor, pas një sherri publik me nënën e modeles.

Zayn nuk pranoi të kundërshtonte katër akuza për ngacmime në tetor dhe u dënua me 360 ditë provë në shërbim të komunitetit, një kurs për menaxhimin e zemërimit dhe iu tha se nuk duhet të kishte asnjë kontakt me Yolandën ose ndonjë roje sigurie që ishte dëshmitar i përleshjes.

Incidenti ndodhi pas një sherri në shtëpinë e familjes në Pensilvani që ai e ka në bashkëpronësi me Gigin.

Modelja ndodhej me punë në Paris dhe Yolanda qëndroi në shtëpinë e çiftit për t’u kujdesur për mbesën e saj, mesa duket pa pëlqimin e Malik.

Më pas thuhet se pasoi një përleshje, në të cilën ai dyshohet se e quajti atë një ‘bushtër holandeze’ dhe i tha: “Qëndro larg vajzës sime”.

Zayn publikoi një deklaratë në rrjetet sociale në atë kohë që konfirmoi, se kishte pasur një incident, por se ai nuk pranoi asnjë kontest (megjithëse ishte e paqartë në atë kohë se ai ishte akuzuar penalisht) dhe se ai po përpiqej të mbronte vajzën e tij.

Ai mohoi të kishte goditur Yolandën, siç ishte raportuar nga tabloidi TMZ, duke cituar një burim të paidentifikuar. Ai tha: “Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private që vajza ime të rritet”, kishte thënë ai.

Tensioni mes Zayn dhe Yolanda dyshohet se filloi kur ai e dyshoi se ishte ajo që zbuloi për mediat lajmin e shtatzënisë së Gigit, thuhet sipas një burimi të paidentifikuar të cituar nga The Sun. /Telegrafi/

The post Pas ndarjes nga Gigi Hadid, Zayn Malik haset në një aplikacion ‘online’ që ofron njohje me gra më të plota appeared first on Telegrafi.