Pas numërimit të të gjitha votave, kështu do duket Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i ri

Qendra e Numërimit të Votave ka njoftuar se janë numëruar të gjitha votat e dërguara me postë. Duke marrë parasysh të gjitha votat e numëruara, fituesja e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosja me 49,9% të votave.

QNR ka njoftaur se në rezultatet e numërimit të otave me postë, VV ka marrë gjithsej 44252 vota, ndërkohë e dyta është PDK me 5321 vota, ndërsa LDK e treta me 4287 vota. AAK ka 1112 vota.

VIDEO:

Sipas analistit Bleron Baraliu, VV do ti ketë 58 deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Ndërkaq PDK ka arritur t’i fitojë 20 ulëse në Kuvend e LDK 15 deputetë.

AAK në përbërjen e re të Kuvendit do t’i ketë vetë 8 deputetë.

Tutje Lista Serbe ka 10 mandate dhe komunitetet joserbe me 10 mandate në Kuvend.

Ndërkohë që KQZ’ja ko njoftuar se nesër do të dalin të rezultatet përfundimtare edhe zyrtarisht.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës. KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, ka shkruar Valmir Elezi.

Por, pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga KQZ’ja, partitë dhe kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), brenda 24 orëve. Pas PZAP’së, ankesa ata mund të bëhen edhe në Gjykatën Supreme.

E këto ankesa mund ta shtyjnë edhe më tej certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duke i hapur kështu rrugën konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ’ja i certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit.

“106.1 KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotime dhe në qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha vërejtjet e dala që u përkasin votimit dhe numërimit janë vendosur nga Komisioni Zgjedhor për Parashtresat dhe Ankesat dhe nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.