Pas raportimeve në media, lirohet nga paraburgimi babi i “Miss Universe Kosova”

E shpallur “Miss Universe Kosova”, në ditën që vendosi kurorën në kokë, Tuti Sejdiu nga Gjilani ka “shokuar” audiencën mbarë shqiptare me rrëfimin e saj për të kaluarën e errët që ka pasur.

Sejdiu tregoi tmerrin që kishte përjetuar kur ishte përdhunuar e trafikuar në moshën 13-vjeçe prej disa personave nga Kosova në Serbi.

VIDEO:

Ajo më pas ka treguar së babi i saj gjendet në paraburgim dhe ata nuk dinë asgjë për të pasi që atyre nuk ju lejohet ta takojnë.

“Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë. Unë them publikisht se unë do të luftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend,”  ishte shprehur ajo.

Ndërsa tashmë Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit të H.S (babait të Tuti Sejdiut).

Sejdiu ende nuk ka thënë ndonjë reagim pas këtij lajmi./Insajderi.com