Pas takimeve me Kurtin e Osmanin, Lajçak darkoi mbrëmë me Besnik Bislimin

Takimi

Pas takimeve që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pati dje me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, ai është takuar edhe me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

VIDEO:

Lajçak përmes Twitter ka treguar se ka darkuar me të në njërin prej restauranteve të Prishtinës, ku edhe ka diskutuar me të për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut.

“Me zv/kryeministrin e parë të Kosovës diskutuam një numër të çështjeve të rëndësishme që duhet të adresohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe si të bëhet progres në to”, ka shkruar Lajçak.