Pasagjerët të ngujuar në trenin e mbushur me ujë dhe jo vetëm – pamje të tmerrshme pas reshjeve ‘më të mëdha në 1.000 vjet’ në një rajon në Kinë

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën qytete në qytete qendrore të Kinës – duke bllokuar njerëzit në një sistem metro të përmbytur në ujë deri në qafat e tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dymbëdhjetë nga vdekjet e raportuara deri më tani ndodhën në qytetin e Zhengzhou, provinca Henan, pasi rrjeti nëntokësor i qytetit u përmbyt.

VIDEO:

Dhe pamjet e publikuara tregojnë njerëzit e bllokuar në vagonët e trenave të u mbushur me ujë ndërsa prisnin shpëtimin.

Ndërkohë, katër të tjerë u raportuan të vdekur në qytetin e afërt të Gongyi, ndërsa pesë u plagosën dhe 200,000 të tjerë u zhvendosën në atë që besohet të jetë reshjet më të mëdha në rajon për 1,000 vjet.

Siç bëhet e ditur, fatkeqësia goditi të martën vendin midis orës 16:00 dhe 17:00 ndërsa një shi i pabesueshëm – me sasi mesatare për shtatë muaj – ra në tokën tashmë të ngopur, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke bërë që lumenjtë dhe rezervuarët të shpërthenin brigjet e tyre.

Të mbijetuarit kujtuan frikën që i kishte kapur ndërsa ujërat ngriheshin, por thanë se gjëja më e tmerrshme ishte kur ajri brenda trenave filloi të mbaronte. /Telegrafi/

The post Pasagjerët të ngujuar në trenin e mbushur me ujë dhe jo vetëm – pamje të tmerrshme pas reshjeve ‘më të mëdha në 1.000 vjet’ në një rajon në Kinë appeared first on Telegrafi.